

TIRANË, 25 Tetor 2026 — Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur me anë të një njoftimi zyrtar se katër persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore urgjente në spitalet e Tiranës si pasojë e përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së sotme.
Sipas të dhënave paraprake, në Spitalin Universitar të Traumës janë trajtuar tre persona. Një nga protestuesit vijon të mbetet i shtruar nën kujdesin e mjekëve, ndërsa një protestues tjetër dhe një efektiv policie kanë lënë ambientet e spitalit pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë, një tjetër efektiv i Policisë së Shtetit po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Njoftimi i plotë zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale:
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme: Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur në total 3 të lënduar. Aktualisht një protestues i shtruar, një protestues tjetër dhe një efektiv policie kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë spitalin. Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është paraqitur: -1 efektiv policie, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme.”
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






