

ROMË, 25 Tetor 2026 — Emiljan Vishkulli, vëllai i 28-vjeçarit të plagosur gjatë protestës në Tiranë, ka dhënë detaje të reja mbi gjendjen shëndetësore të të riut pas mbërritjes në spitalin e specializuar në Itali.
Në një intervistë për mediat, ai konfirmoi se gjendja e Erjonit paraqitet më e stabilizuar dhe se mjekët italianë kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit të dëmtuar. Ai sqaroi gjithashtu ecurinë e procedurave, duke konfirmuar se të gjitha shpenzimet e transportit dhe trajtimit janë mbuluar nga institucionet publike shqiptare.
Deklarata e plotë e Emiljan Vishkullit:
“Gjendja e Erjonit duket më e stabilizuar. Na kanë thënë fjalë të mira për pjesën e rikuperimit të syrit. Shpresojmë që vëllai, të na vijë ashtu siç e patëm. Kemi pasur një avion të posaçëm, me mjekë që ishin kastile për vëllain. Për çdo lloj iniciative na janë përgjigjur strukturat shtetërore, si avionin, të gjitha i ka sjellë shteti deri në këto momente. Gjendja e vëllait duket mirë dhe strukturat shtetërore na janë përgjigjur në mënyrë korrekte. Nesër pritet që të bëhet operacioni i dytë, që shpresojmë që të jetë me lajme të mira.”
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






