

TIRANË, 25 Tetor 2026 — Tensione të reja dhe episode përplasjeje direkte mes demonstruesve dhe forcave të rendit janë regjistruar në vijim të protestës përpara godinës së Kryeministrisë.
Në mes të kaosit të krijuar nga hedhja e vazhdueshme e gurëve, kapsollave dhe përdorimit të gazit lotsjellës, një nga protestuesit ka arritur t’i marrë nga duart një efekti të policisë mburojën mbrojtëse si dhe spërkatësin me piper.
Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë momentin kur i riu mban në dorë pajisjen mbrojtëse të policisë dhe përdor sprenë në drejtim të forcave të sigurisë. Ndërkohë, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" dhe zona përreth mbeten të rrethuara nga një prani mjaft e lartë e efektivëve të policisë për të mbajtur nën kontroll perimetrin e institucioneve.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






