

ROMË, 25 Tetor 2026 — 28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili u plagos rëndë në sy gjatë protestës së të shtunës në Tiranë nga goditja e një plumbi gome, ka mbërritur në kryeqytetin italian ku po përgatitet për ndërhyrjen e specializuar kirurgjikale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, vetë Vishkulli ka njoftuar mbërritjen në spitalin "San Carlo" të Romës, ku mjekët italianë pritet të kryejnë heqjen e trupit të huaj dhe restaurimin e syrit të majtë. I riu e ka cilësuar ndërhyrjen si një procedurë mjaft komplekse dhe të rrallë: "Sapo kam mbërritur në spitalin e Romës ‘San Carlo’, ku do të futem për një nga operacionet e rralla. Zoti baftë mrekulli", ka shkruar ai krah fotos.
Ngjarja dhe dëmtimi i rëndë i Vishkullit kanë nxitur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa gjatë protestës së sotme në Tiranë studentët dhe qytetarët u solidarizuan me rastin e tij duke vendosur fasho mbi syrin e majtë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






