

TIRANË, 25 Tetor 2026 — Gjatë tubimit të sotëm përpara Kryeministrisë, protestuesit dhe studentët kanë ndërmarrë një akt simbolik solidariteti me 28-vjeçarin Erjon Vishkulli, i cili u plagos rëndë një ditë më parë gjatë përplasjeve me forcat e rendit.
Pjesëmarrësit në protestë janë shfaqur në shesh me fasho mbrojtëse të vendosura mbi syrin e majtë, duke protestuar kundër dhunës policore dhe përdorimit të plumbave të gomës. Ky gjest i shërben ndërgjegjësimit publik për dëmtimin e rëndë që pësoi i riu, i cili u godit në fytyrë teksa ndodhej në distancë nga efektivët.
Pas marrjes së ndihmës së parë dhe ndërhyrjes paraprake në Spitalin e Traumës në Tiranë, Vishkulli është nisur pasditen e sotme drejt një spitali të specializuar në Romë të Italisë, me shpresën për të shpëtuar shikimin dhe për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






