Transmetuar më 25-10-2026, 15:50

ITALI, 25 Tetor 2026 — Një vizitë familjare në malet e Italisë ka përfunduar në tragjedi për një turiste amerikane 36-vjeçare, e cila ka humbur jetën pasi ra nga një lartësi prej rreth 300 metrash në masivin e Dolomiteve.

Viktima është identifikuar si Michelle Alejandra Rubio Leyva, me banim në Florida, e cila punonte në fushën e komunikimit. Sipas raportimeve të medias italiane Corriere della Sera, 36-vjeçarja dyshohet se u largua nga shtegu i shënuar i ecjes për t’u afruar pranë një piku panoramik me qëllim shkëputjen e një fotografie. Gjatë lëvizjes në këtë terren të thyer dhe të ekspozuar, ajo ka humbur ekuilibrin duke u rrëzuar në humnerë.

Alarmi është dhënë menjëherë nga e motra e saj, por pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të emergjencës malore dhe helikopterit mjekësor, e reja u gjet pa shenja jete për shkak të plagëve të rënda. Sipas të dhënave, familja po udhëtonte drejt stacionit të teleferikut për t’u ngjitur në pikën turistike Sass Pordoi.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit