Transmetuar më 25-10-2026, 15:18

TIRANË, 25 Tetor 2026 — Dita e 13-të e revoltës studentore ka nisur me grumbullimin e parë të të rinjve dhe qytetarëve përpara godinës së Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ndërsa thirrjet për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama vijojnë të jenë në qendër të lëvizjes.

Një numër i konsiderueshëm pjesëmarrësish janë pozicionuar në ambientet përreth institucionit, ndërsa me kalimin e minutave grupe të tjera studentësh dhe mbështetësish po i bashkohen tubimit. Protesta e sotme zhvillohet në një atmosferë mjaft të tensionuar, e cila vjen menjëherë pas përplasjeve të ashpra të ditëve të fundit mes demonstruesve dhe forcave të rendit, ku mbetën të lënduar disa qytetarë dhe gazetarë.

Situata mbetet e ndezur edhe për shkak të paketës së re ligjore të paralajmëruar nga ekzekutivi, e cila parashikon gjoba të rënda, ashpërsim të Kodit Penal dhe masa kufizuese ndaj tubimeve. Pavarësisht këtyre masave të paralajmëruara, organizatorët dhe pjesëmarrësit shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën e tyre në shesh.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit