Transmetuar më 25-10-2026, 13:49

PRISHTINË, 25 Tetor 2026 — Arti dhe muzika shqiptare janë në zi pas ndarjes nga jeta të këngëtarit dhe producentit të njohur kosovar, Eroll Jakupi, i cili la pas një trashëgimi të pasur artistike si autor dhe krijues i shumë hiteve të njohura.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të afërt të skenës muzikore. Përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, dirigjenti Emrush Thaçi e ka cilësuar humbjen e tij si një boshllëk të madh për artin shqiptar: «Maestro ishte në tokë, e maestro mbetesh edhe në qiell! U takofshim në xhenet».

Ndarja nga jeta e Eroll Jakupit konsiderohet një humbje e ndjeshme për skenën muzikore në Kosovë dhe Shqipëri, ku ai dha një kontribut të çmuar përmes interpretimit, kompozimit dhe produksionit muzikor ndër vite.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit