

ROMË, 25 Tetor 2026 — Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mund të japë dorëheqjen në mars të vitit 2027, menjëherë pas samitit të Këshillit Evropian që pritet të zhvillohet në Romë, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Itali.
Sipas një raportimi të gazetares italiane La Repubblica, ky skenar është diskutuar nga Meloni gjatë takimeve të zhvilluara me aleatët e saj të koalicionit të djathtë, Antonio Tajani, Matteo Salvini dhe Maurizio Lupi. Samiti evropian i Romës, i cili do të shënojë 70-vjetorin e nënshkrimit të Traktateve historike të Romës, shihet si momenti i fundit ndërkombëtar për kryeministren përpara se t’i kërkojë Presidentit të Republikës shpërndarjen e Parlamentit.
Përllogaritjet e para mediatike sugjerojnë se data më e afërt për mbajtjen e votimeve mund të jetë 16 maji 2027, ndërsa skenari më i mundshëm mbetet bashkimi i zgjedhjeve parlamentare me ato lokale gjatë muajit qershor 2027. Ndërkohë, koalicioni qeverisës ka përshpejtuar përgatitjet për përzgjedhjen e kandidatëve në qytetet kryesore si Roma, Milano, Napoli, Torino dhe Bolonja, ndonëse zyrtarisht drejtuesit e së djathtës deklarojnë se synojnë përmbushjen e plotë të mandatit.
Paralelisht me zhvillimet në Itali, zgjedhjet parlamentare në Serbi kanë sjellë një zhvillim të rëndësishëm për faktorin shqiptar atje, ku tetë parti politike shqiptare janë bashkuar në një listë të vetme me synimin për të siguruar të paktën tre mandate përfaqësimi në Kuvend.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






