Transmetuar më 25-10-2026, 12:59

Një britanik denoncoi se pas marrëdhënies intime në Kardamena të Greqisë, u dhunua dhe iu morën 200 euro. Policia e ishullit Kos, arrestoi autorin e dyshuar, brenda pak orësh

Një takim intim mes dy djemve në Kos përfundoi në një episod dhune dhe grabitjeje. Një 27‑vjeçar britanik denoncoi se një 24‑vjeçar shqiptar e kërcënoi, ushtroi dhunë ndaj tij dhe i mori 200 euro, menjëherë pas përfundimit të marrëdhënies intome, në orët e para të mëngjesit të së premtes, më 23 tetor 2026, në Kardamena.

Policia reagoi me shpejtësi. Vetëm disa orë pas ngjarjes, i dyshuari u identifikua dhe u arrestua, raporton noa.al.

Sipas dëshmisë së britanikut, ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit. Ai ka deklaruar se pas përfundimit të takimit intim, 24‑vjeçari iu sul me kërcënime e dhunë dhe i mori paratë.

Policia e Kosit konfirmoi se arrestimi u krye brenda pak orësh, duke e sjellë të dyshuarin në duart e autoriteteve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit