Transmetuar më 25-10-2026, 12:43

Një 44-vjeçar shqiptar përfundon në burg, pasi zbulohet urdhër-arresti për një vrasje të vjetër. Zbulimi erdhi pas ankesës së ish partneres së tij për dhunë në familje.

Sipas medias greke, burri u ndalua të premten 23 tetor pas një denoncimi të ish-partneres për dhunë në familje, por gjatë verifikimit policia zbuloi se ndaj tij kishte urdhër-arrest për vrasje me dashje në bashkëpunim.

Arrestimi i 44 vjeçarit u bë në Saronida, zona Anavyssos në Greqi, raporton noa.al. prangosja erdhi pasi ish-partnerja e tij ngriti një padi për dhunë në familje. Kur policia e shoqëroi në Departament, ata zbuluan se ndaj tij kishte një urdhër arresti për vrasje të paqëllimshme në bashkëpunim.

"Burri shqiptar u përpoq të hynte në shtëpinë e ish-partneres së tij 45-vjeçare, duke thyer derën hyrëse. Më jerët në gusht, ish e dashura kishte denoncuar se ishte përballur me kërcënime dhe dhunë fizike nga 44 vjeçari shqiptar.

Në fakt, gjatë inspektimit u zbulua se ai nuk kishte dokumentet e nevojshme për qëndrimin e tij të ligjshëm në vend.

Emigranti ilegal 44-vjeçar u dërgua në burgun e Korydallos pas arrestimit të tij.

Çfarë kishte ndodhur më 2003

Në 25 nëntor 2003, në Anavyssos, 44-vjeçari shqiptar, atëherë 21 vjeç, së bashku me autorë të tjerë të krimit, rrahën një bashkëatdhetar shqiptar 18-vjeçar dhe një 24-vjeçar duke përdorur shkopinj, thika dhe sëpata, duke rezultuar në plagosjen fatale të djalit 18 vjeçar.

Për ngjarjen, ndaj shqiptarit tashmë 44 vjeç ishte ngritur akuza e vrasjes së paqëllimshme. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit