

Një shtetas shqiptar 25-vjeçar u arrestua në Nea Makri të Greqisë pasi për të ishte prerë urdhër arresti për përdhunim dhe rrëmbim të një të miture.
Arrestimi i tij u krye dje nga oficerët e policisë së Departamentit të Kërkimit, raporton noa.al.
Sipas akuzës, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2024 dhe vajza është mbajtur kundër vullnetit të saj për dy ditë.
Konkretisht, 25-vjeçari akuzohet se ka detyruar me forcë një 17-vjeçare greke ta ndiqte në shtëpinë e tij në vitin 2024, ku ai kreu akte seksuale me të, ndërsa e mbajti ilegalisht në shtëpinë e tij për dy ditë të tjera.
I arrestuari është dërguar në Prokurorinë Publike kompetente.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






