Transmetuar më 25-10-2026, 09:57

FIER, 25 Tetor 2026 — Një rrjedhje gazi nga një bombul gatimi ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” në Fier, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të shërbimit zjarrfikës.

Ngjarja u regjistrua në apartamentin ku banonte një çift të moshuarish. Pas konstatimit të rrjedhjes së gazit dhe rrezikut serioz për shpërthim apo asfiksikim, banorët e pallatit njoftuan menjëherë forcat e shpëtimit.

Ekipet e shërbimit zjarrfikës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, duke bërë të mundur evakuimin e menjëhershëm të çiftit të të moshuarve dhe nxjerrjen e sigurt të bombulës nga ambientet e brendshme të banesës.

Falë ndërhyrjes profesionale dhe të shpejtë u parandalua përkeqësimi i situatës dhe eliminimi i rrezikut për jetën e banorëve. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa rasti sjell sërish në vëmendje rëndësinë e kontrollit periodik të pajisjeve të gazit në amvisëri.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit