Transmetuar më 25-10-2026, 09:41

TIRANË, 25 Tetor 2026 — Informacione të reja dhe me optimizëm janë zbuluar lidhur me gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit të plagosur rëndë gjatë protestës së të shtunës në Tiranë.

Struktura e syrit të tij ka shpëtuar, përkundër komplikacioneve dhe hemorragjisë së pësuar gjatë ndërhyrjes së parë kirurgjikale.

Sipas informacioneve të përcjella nga rrethi i afërt i 28-vjeçarit, Vishkulli pritet të niset mëngjesin e së hënës drejt Romës në Itali, ku do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje të specializuar kirurgjikale për sanimin e plotë të dëmtimit.

Në mesazhin e bërë publik gjatë transmetimit televiziv News 24 thuhej: “Syri i tij ka shpëtuar, duhet t’i bëjnë edhe një operacion tjetër. Do niset nesër në mëngjes për në Romë. Zoti e shpëtoftë.”

Paralelisht me trajtimin mjekësor, plagosja e rëndë e të riut është përfshirë zyrtarisht në hetim. Prokuroria e Tiranës dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e efektivit përgjegjës për goditjen me plumb gome.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit