

TIRANË, 25 Tetor 2026 — Situata shëndetësore e Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit të plagosur rëndë nga policia gjatë përplasjeve të së shtunës në kryeqytet, mbetet kritike. Ndërhyrja kirurgjikale e nisur një ditë më parë është ndërprerë me urgjencë pasi i riu ka pësuar hemorragji të dendur gjatë operacionit.
Sipas burimeve spitalore, për shkak të komplikacioneve të shfaqura spontanisht në sallën e operacionit, mjekët e kishin të pamundur të vazhdonin procedurën dhe vendosën shtyrjen e saj për ditën e sotme, 25 tetor.
Mësohet se plumbi i gomës nuk është arritur të hiqet ende nga struktura e syrit të të riut. Ekipi mjekësor pritet të vijojë sot ndërhyrjen e vështirë kirurgjikale për heqjen e objektit dhe parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






