Transmetuar më 24-10-2026, 21:41

TIRANË, 24 Tetor 2026 — Deputetja e pavarur Mariana Koçeku ka reaguar me tone të ashpra pas ngjarjes së rëndë të plagosjes së protestuesit Erjon Vishkulli, i cili u godit në sy gjatë përplasjeve me policinë në kryeqytet.

Përmes një deklarate publike, Koçeku dënoi përdorimin e dhunës nga forcat e rendit dhe theksoi se veprimet e tilla nuk do t’i frikësojnë qytetarët, por përkundrazi do të rrisin rezistencën e tyre në shesh.

"Trupi i qytetarit përdoret për të ngjallur frikë" Deputetja Koçeku bëri një paralele me nisjen e valës së protestave, duke nërvijëzuar se dhuna shtetërore ka qenë gjithmonë shkëndija e reagimit masiv qytetar:

"Herën e parë protestat shpërthyen masivisht se u mor zvarrë nji njeri. Sot pamë nji tjetër njeri që u godit në sy. E ndigjuem edhe britmën e tij. Pushteti vazhdon me e trajtu trupin e qytetarit si vendin ku duhet me u ngulë frika. Por çdo goditje ndaj nji protestuesi e ban edhe ma të qartë pse njerëzit vazhdojnë me qëndru në shesh."

Deklarata e Koçekut vjen në një kohë kur reagimet ndaj ndërhyrjes së policisë po shtohen si nga faktori politik ashtu edhe nga shoqëria civile, ndërsa situata në rrugët e Tiranës mbetet e tensionuar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit