

TIRANË, 24 Tetor 2026 — Një pamje e rëndë dhune është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, ku aksioni i forcave speciale "Shqiponja" për shoqërimin e protestuesve ka degjeneruar në dhunë fizike ndaj një qytetari.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, një efektive i repartit "Shqiponja" ka goditur pa pushim dhe pa mëshirë qytetarin me shkop gome në pjesë të ndryshme të trupit dhe në kokë. Si pasojë e goditjeve të përsëritura, i riu ka pësuar gjendje të fikëti dhe ka mbetur i shtrirë pa ndjenja në mes të rrugës.
Transportimi me urgjencë drejt spitalit
Pas incidentit të rëndë, i dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet tejet shqetësuese.
Ngjarja vjen në kulmin e tensioneve në kryeqytet, ku ndërhyrjet e forcave të rendit për shpërndarjen dhe shoqërimin e protestuesve po shoqërohen me akuza të forta për përdorim të tepruar të forcës dhe shkelje të procedurave ligjore në terren.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






