

TIRANË, 24 Tetor 2026 — Pasiguria dhe trazoirat në kryeqytet janë përhapur edhe në zonat tregtare e rezidenciale, ku grupe protestuesish kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa objekte private dhe infrastrukturë publike gjatë marshimit të tyre.
Incidente të rënda janë regjistruar veçanërisht në zonën e “Vasil Shantos”, ku protestuesit sulmuan godinën e një banke të nivelit të dytë.
Sipas raportimeve nga terreni, shkalla e dëmtimeve përfshin disa pika kyçe përgjatë rrugëve ku po zhvillohet marshimi:
Sulmi ndaj institucionit financiar: Protestuesit kanë thyer xhamat e fasadës së bankës së nivelit të dytë te “Vasil Shanto” si dhe kanë shkatërruar tërësisht godinën e bankomatit (ATM).
Dëmtimi i bizneseve të tjera: Në të njëjtën zonë janë raportuar edhe xhama të thyer në biznese private pranë rrugës kryesore.
Ngritja e barrikadave: Për të penguar avancimin e forcave të policisë, protestuesit kanë rrëzuar barrierat metalike të trotuareve dhe kanë vendosur koshat e mbeturinave në mes të rrugës, duke u vënë flakën atyre.
Forcat e rendit vazhdojnë ndërhyrjen përgjatë akseve kryesore për shpërndarjen e grupeve të protestuesve dhe normalizimin e qarkullimit në kryeqytet.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






