

TIRANË, 24 Tetor 2026 — Situata rreth protestës kombëtare në kryeqytet ka pësuar një përshkallëzim të menjëhershëm tensionesh gjatë orëve të pasdites, teksa turma e protestuesve është zhvendosur nga Kryeministria drejt Sheshit “Skënderbej” dhe zonës pranë selisë qendrore të Partisë Socialiste.
Raportimet nga vendngjarja konfirmojnë se ndaj godinës së selisë së partisë në pushtet dhe efektivëve të Policisë së Shtetit është hedhur një breshëri e njëpasnjëshme fishekzjarresh, lëndësh piroteknike dhe sendesh të forta.
Ndërhyrja e forcave të rendit Përballë rritjes së tensioneve dhe përplasjeve fizike në terren, forcat e policisë kanë nisur përdorimin e mjeteve speciale për shpërndarjen e turmës dhe marrjen e situatës nën kontroll.
Skena e përshkallëzimit vjen pas marshimit masiv që nisi gjatë ditës me pjesëmarrjen e studentëve, pedagogëve, mjekëve, artistëve dhe qytetarëve nga rrethet, duke e çuar përplasjen mes protestuesve dhe autoriteteve në një pikë tejet kritike.



Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






