

Profesori Lush Susaj është plagosur gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, pasi dyshohet se është qëlluar me plumba gome gjatë përplasjes mes policisë dhe protestuesve.
Sipas informacioneve paraprake, profesori ka marrë një plagë dhe po merr trajtim mjekësor. Ende nuk ka detaje të plota mbi rrethanat e incidentit apo gjendjen e tij shëndetësore.
Përplasje mes policisë dhe protestuesve
Protesta e kësaj të shtune është shoqëruar me tensione të shumta, ndërsa forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës, plumba gome dhe ujë me presion në përpjekje për të shpërndarë turmat.
Nga ana tjetër, protestuesit kanë vijuar marshimin dhe thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Plagosja e profesorit Lush Susaj shënon një tjetër incident të raportuar gjatë protestës, e cila është përshkallëzuar gjatë orëve të fundit në disa zona të kryeqytetit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






