Transmetuar më 24-10-2026, 17:34

Tensionet gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë kanë përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të efektivëve të Policisë.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e hedhjes së lëndëve djegëse, një efektiv policie është përfshirë nga flakët. Koleget e tij kanë ndërhyrë menjëherë për ta ndihmuar dhe për të shuar zjarrin.

Gjatë të njëjtit incident, flakët kanë përfshirë edhe xhaketën e një të riu. Sipas raportimeve nga vendngjarja, ai ka arritur t’i shuajë vetë flakët.

Ngjarja është regjistruar në një moment kur protesta në kryeqytet vijon të shoqërohet me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, hedhje të lëndëve piroteknike dhe përdorim të gazit lotsjellës nga policia.

Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar mbi gjendjen shëndetësore të efektivit të përfshirë nga flakët apo të të riut që pësoi djegien e xhaketës.

Situata në terren mbetet e tensionuar, ndërsa priten informacione të mëtejshme nga autoritetet lidhur me incidentet e regjistruara gjatë protestës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit