Transmetuar më 24-10-2026, 17:32

Godina e Bankës së Shqipërisë është përfshirë nga flakët gjatë protestës që po zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit është vështirësuar.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një automjet zjarrfikës ka mbërritur pranë sheshit, por më pas është detyruar të tërhiqet dhe të largohet nga zona, pasi nuk ka mundur të afrohet te godina ku raportohet për zjarr.

Sipas raportimeve, protestuesit nuk kanë lejuar afrimin e zjarrfikëses, duke penguar ndërhyrjen për shuarjen e flakëve. Megjithatë, rrethanat e plota të incidentit dhe shkaku i zjarrit mbeten ende për t’u konfirmuar zyrtarisht.

Protesta e kësaj të shtune është shoqëruar me incidente të shumta në disa zona të kryeqytetit, përfshirë përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga efektivët.

Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar mbi përmasat e dëmeve në godinën e Bankës së Shqipërisë apo për persona të lënduar si pasojë e zjarrit.

Pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme mbi situatën dhe ndërhyrjen për vënien nën kontroll të flakëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit