

Një vajzë ka mbetur e plagosur në kokë gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë, e cila është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Sipas informacioneve paraprake, vajza ka marrë ndihmën e parë nga protestuesit e pranishëm në vendngjarje, përpara se të transportohej me ambulancë drejt spitalit për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Rrethanat në të cilat është plagosur vajza mbeten ende të paqarta. Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar mbi shkakun e dëmtimit apo gjendjen e saj shëndetësore.
Ngjarja vjen në një moment kur protesta në kryeqytet është shoqëruar me incidente të shumta, përdorim të gazit lotsjellës dhe përplasje në disa zona të Tiranës.
Pritet që në vijim të ketë më shumë informacion mbi rrethanat e plagosjes dhe gjendjen shëndetësore të vajzës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






