Transmetuar më 24-10-2026, 15:32

Policia ka përdorur tre autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit edhe nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo ndodhi menjëherë pasi protestuesit mbërritën në sheshin para Kryeministrisë, ku një grup të rinjsh nisën të godisnin me gurë autobotin e ujit të pozicionuar në oborrin e godinës qeveritare.

Në kundërpërgjigje, efektivët përdorën tre autobotët me ujë për të larguar të rinjtë që qëllonin me gurë, duke i shpërndarë deri në sheshin “Skënderbej”.

Po ashtu, pranë Ministrisë së Brendshme, efektivët e policisë kanë hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit