Transmetuar më 24-10-2026, 13:58

TIRANË — Pas grumbullimit për më shumë se një orë e gjysmë përpara godinës së Kryeministrisë, ku u dogjën edhe jastëkët e strukturës së improvizuar për dialog, protestuesit e Partisë Demokratike kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Aksioni i opozitës vjen në mbështetje të protestës së paralajmëruar nga lëvizja studentore dhe trupa pedagogjike. Ndërkohë, pranë godinës së Ministrisë së Arsimit autoritetet kanë dislokuar forca të shumta të FNSH-së si dhe një makinë ujëhedhëse, në kuadër të masave të sigurisë pas thirrjeve të shpërndara në rrjetet sociale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit