Transmetuar më 24-10-2026, 13:04

TIRANË — Protesta kombëtare para godinës së Kryeministrisë ka shënuar momente të reja tensioni, ndërsa qindra qytetarë kanë thirrur në kor “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë” dhe “Qeveri e krimit”.

Gjatë tubimit, protestuesit kanë shkatërruar dhe u kanë vënë flakën ndenjëseve dhe jastëkëve të vendosur përreth strukturës së improvizuar prej guri, e njohur si “sofra e dialogut”.

Akti simbolik është shoqëruar me brohoritje të fuqishme kundër ekzekutivit, duke shprehur refuzimin total të thirrjeve për bisedime dhe duke kërkuar largimin e menjëhershëm të qeverisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit