

TIRANË — Ka nisur në kryeqytet protesta kombëtare e thirrur nga opozita dhe shoqëria civile, ku qindra qytetarë janë grumbulluar përpara godinës së Kryeministrisë.
Në nisje të tubimit, protestuesit kanë ndërmarrë një tjetër akt simbolik duke i poshtuar dhe u poshtuar zjarrin shilteve e jastëkëve të vendosur mbi strukturën e betonit të improvizuar nga ekzekutivi për dialog.
Me thirrjet e panumërta “Rama ik” dhe kërkesat e prerë për dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit, protestuesit kanë shprehur refuzimin e tyre ndaj çdo bisedimi pa u plotësuar më parë kushtet dhe kërkesat e tyre. Përreth sheshit janë dislokuar forca të shumta policore për të monitoruar situatën.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






