

Pak para se të nisë vala e protestave të dyfishta të së shtunës, kryeministri Edi Rama doli para publikut bashkë me ministrin e Brendshëm Ervin Demo për të treguar se po ndjekin me shumë vëmendje ecurinë e tubimeve dhe paralajmëruar se nuk duhet bërë protestë për të përmbysur qeverinë apo për të përmbysur shumicën qeverisëse me dhunë.
Në një përpjekje të radhës për të frenuar pjesëmarrjen në tubime dhe për të shmangur trazirat, Rama premtoi se dhuna është një krim i ndëshkueshëm.
Ai shpalli dhe një plan masash siç tha ai, kur tha se do të merren "masa kundër dhunuesve, duke marrë masa kundër anarkisë, duke marrë masa kundër idesë se unë jam i lirë të protestoj dhe në emër të kësaj lirie mund t’ia marr të gjithë të tjerëve lirinë për të qarkulluar, lirinë për të punuar, lirinë për të jetuar, lirinë për të çuar fëmijët në shkollë…".
Rama tha se do ta publikojë shumë shpejt planin e masave që synon frenimin e kësaj vale protestash që sot është në ditën e 12-të.
Në të njëjtën dalje publike Rama bëri sërish thirrje për dialog, por ftesa vjen në kushtet kur protestuesit e kanë bërë të qartë që më 31 maj kur nisi maratona e pandërprerë asnjë ditë e protestave duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe moskandidimin për kryeministër të asnjë personi që ka marrë deri 2 mandate të mëparshme qeverisëse.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






