Transmetuar më 24-10-2026, 11:06

TIRANË — Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përgënjeshtruar publikisht informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale lidhur me një rritje të mundshme të pagesës së kalimit në Rrugën e Kombit deri në masën 8 euro.

Përmes një sqarimi zyrtar, autoritetet theksojnë se këto lajme janë tërësisht të pavërteta dhe se nuk ka asnjë vendim apo plan institucional për ndryshimin e tarifës aktuale të miratuar.

Ministria i bëri thirrje qytetarëve dhe përdoruesve të aksit rrugor të mos bien pre e desinformimit, duke konfirmuar se pagesa për kalimin në këtë rrugë mbetet e paprekur.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit