Transmetuar më 24-10-2026, 10:53

DIBËR — Forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër janë dislokuar pranë hyrjes së tunelit të Murrizit në Rrugën e Arbrit, duke rritur masat e kontrollit ndaj lëvizjes së mjeteve me rastin e protestës kombëtare të thirrur në kryeqytet.

Uniformat blu kanë ndaluar disa automjete që udhëtonin nga Qarku Dibër drejt Tiranës, në kuadër të kontrolleve parandaluese për identifikimin e personave me precedentë apo problematikë.

Deri në këto momente nuk është konstatuar asnjë send i ndaluar apo person me rrezikshmëri. Ndërkohë, një pjesë e madhe e protestuesve nga kjo zonë po udhëtojnë drejt kryeqytetit kryesisht me automjete private.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit