

TIRANË — Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ka folur mes emocioneve për humbjen e motrës së saj gjatë një interviste televizive në emisionin “Live me Luizin”, duke rrëfyer dhimbjen e thellë që la pas ndarja e saj nga jeta prej një sëmundjeje të rëndë.
Këngëtarja u shpreh se kjo ngjarje tragjike i ka ndryshuar jetën familjes së saj, ndërsa theksoi se mbështetja e publikut dhe rikthimi në skenë pas disa muajsh e ndihmuan të përballonte këtë periudhë të vështirë.
“Është djegur shpirti deri aty sa të thashë që kam zgjedhur vërtetë që publiku më ka ndihmuar shumë. Kam dalë në koncert shumë shpejt, për katër muaj. Ishte një bombë e madhe. Vetëm kur të martoj djalin mund të arrij të çohem të marr një valle, e kam shpirtin në zi”, deklaroi Gjoni.
Gjatë rrëfimit të saj, artistja nënvizoi se pavarësisht humbjes së madhe të njeriut të saj më të shtrenjtë, ajo po përpiqet të qëndrojë e fortë për familjen dhe për të birin.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






