Transmetuar më 24-10-2026, 10:40

VARESE — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vergiate të provincës së Vareses në Itali, ku një 36-vjeçare është gjetur e pajetë në dhomën e saj të gjumit me disa plagë të shkaktuara nga goditjet me thikë.

Për krimin është ndaluar partneri i saj, 53-vjeçari Marco Panichi, i cili u dorëzua vetë te karabinierët e Avezzanos. Pas deklaratës së tij, forcat e rendit mbërritën në banesë ku gjetën trupin e pajetë të viktimës me dëmtime të shumta në trup dhe qafë, si dhe thikën e kuzhinës të përdorur në krim.

Gjatë marrjes në pyetje, i dyshuari dhe avokati i tij mbrojtës pretenduan se ngjarja ndodhi për motive xhelozie dhe se 53-vjeçari veproi në vetëmbrojtje pasi u sulmua fillimisht nga partnerja, duke pësuar edhe vetë plagë në krah dhe dorë. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Pavia për autopsi, ndërsa Prokuroria e Busto Arsizios po vijon hetimet për verifikimin e këtij versioni dhe zbardhjen e plotë të dinamikës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit