

ATHINË — Media e njohur greke “Protothema” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë zhvillimeve politike dhe sociale në Shqipëri, duke nënvizuar se qeveria e kryeministrit Edi Rama po përballet me një presion në rritje pas akuzave për represion policor dhe zgjerimit të mbështetjes popullore për studentët.
Artikulli ndalet te kallëzimi penal i depozituar në SPAK nga organizata “Res Publica”, avokatë dhe qytetarë, ku kërkohet hetimi i më se 180 incidenteve të pretenduara të dhunës policore, përfshirë përdorimin e forcës joproporcionale dhe veprimet e efektivëve të maskuar. Sipas medias greke, padia synon të zbardhë të gjithë zinxhirin komandues, përfshirë drejtorin e policisë Skënder Hita, ministrin e Brendshëm Ervin Demo dhe vetë kryeministrin Rama.
Përveç aspektit ligjor, “Protothema” pasqyron edhe fuqizimin e lëvizjes protestuese përmes bashkimit të dy sindikatave kryesore të arsimit, të cilat u kanë bërë thirrje mësuesve dhe pedagogëve të mbështesin masivisht tubimet e njoftuara përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.
‼️ Disturbing footage from Tirana, Albania 🇦🇱
A police officer catches fire after protesters throw a Molotov cocktail. We hope the officer is out of life-threatening danger. 🙏 pic.twitter.com/LqlmPz35bx
— Kruja Chronicles (@FilteredZero) October 17, 2026
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






