Transmetuar më 24-10-2026, 10:06

QAFË-THANË — Policia Kufitare dhe forcat e Policisë së Shtetit kanë rritur masat e kontrollit në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës gjatë dy ditëve të fundit, duke i nënshtruar automjetet e shtetasve shqiptarë që vijnë nga Maqedonia e Veriut në verifikime të imtësishme.

Vendosja e këtyre kontrolleve të rrepta lidhet me dyshimet e autoriteteve për transportimin e sendeve të ndaluara, si dhe me informacionet operative se grupe të caktuara qytetarësh nga shteti fqinj po udhëtojnë drejt kryeqytetit.

Sipas burimeve policore, masat parandaluese u ndërmorën me qëllim kontrollin e lëvizjeve që mund të kenë si destinacion bashkimin me protestat e paralajmëruara në Tiranë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit