Transmetuar më 24-10-2026, 10:00

“Nuk dija as emrin e presidentit”, Ronela Hajati tregon çfarë do ndryshonte po të ishte kryeministre

Ronela Hajati ka folur për situatën në Shqipëri dhe për disa nga problemet që, sipas saj, prekin më shumë qytetarët, duke u ndalur te pensionet, pagat dhe largimi i shqiptarëve nga vendi.

E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, këngëtarja u pyet nga Luiz Ejlli se çfarë do të bënte nëse do të ishte kryeministre.

Ronela tha se një nga vendimet e para do të ishte rritja e pensioneve dhe pagave.

“Do rrisja pensionet. Ajo nëna ime ka qenë mësuese e mrekullueshme, ka edukuar breza e breza dhe nuk merr as 200 mijë lekë, turp e faqja e zezë. Do rrisja rrogat”, u shpreh ajo.

Artistja tha se nuk dëshiron të përfshihet në politikë, duke përdorur tone të forta për mënyrën se si e percepton atë.

“Nuk merrem me politikë dhe larg qoftë të merrem, politika të ndyn dhe më i ndershmi të jesh. Fatkeqësisht ne kemi politikë më të ndyrë seç është e ndyra në libra”, tha Hajati.

Ajo u ndal edhe te emigracioni dhe largimi i shumë shqiptarëve nga vendi, duke thënë se një Shqipëri me popullsi më të madhe mund të kishte prodhuar një realitet tjetër.

“Shumë nga ne kanë ikur nga ky vend. Po të ishim 8 milionë këtu në Shqipëri, shumë gjëra ndoshta nuk do ndodhnin. Mund të zëvendësonim personat që na kanë bërë keq. Unë e dua shumë Shqipërinë”, deklaroi ajo.

Ronela shtoi se nuk e identifikon veten politikisht as me të majtën dhe as me të djathtën, ndërsa bëri edhe një rrëfim që tërhoqi vëmendjen.

“S’më intereson kush parti vjen, s’jam as e majtë e as e djathtë. As emrin e presidentit nuk e dija. Kam një lloj profesioni që këngët e mia m’i dëgjon populli dhe kjo më intereson”, tha këngëtarja.

Sipas saj, një nga problemet më të mëdha në vend është hendeku ekonomik mes njerëzve.

“Këtu te ne ka një hendek shumë të madh mes njerëzve që kanë miliona dhe njerëzve që janë në skamje. Nëse do ishte ndryshe, askush nuk do të ikte nga këtu”, u shpreh Hajati.

Kur Luiz Ejlli e pyeti nëse komentet e saj lidheshin edhe me zhvillimet e fundit në Shqipëri, këngëtarja u tregua më e rezervuar, duke e cilësuar situatën si delikate.

“Unë jam me popullin, çfarë t’u bëhet atyre mirë. Në momentin e parë që dëgjoj dikë që thotë ‘ia del’, se më shumë thonë ‘nuk ia del’”, përfundoi Ronela Hajati.

“Do rrisja pensionet. Ajo nëna ime ka qenë mësuese e mrekullueshme, ka edukuar breza e breza dhe nuk merr as 200 mijë lekë, turp e faqja e zezë. Do rrisja rrogat. Nuk merrem me politikë dhe larg qoftë të merrem, politika të ndyn dhe më i ndershmi të jesh. Fatkeqësisht ne kemi politikë më të ndyrë seç është e ndyra në libra. Një gjë tjetër që mund të nxisja dhe kemi bërë gabim, shumë nga ne ka ikur nga ky vend. Po të ishim 8 milionë këtu në Shqipëri, shumë gjëra ndoshta nuk do ndodhnin. Mund të zëvendësonim personat që na kanë bërë keq. Unë e dua shumë Shqipërinë. Kjo është një temë shumë delikate, që siç thuhet rëndomë “ha debat”. Unë të them të drejtën s’më intereson kush parti vjen, s’jam as e majtë e as e djathtë. As emrin e presidentin nuk e dija. Kam një lloj profesioni që këngët e mia mi dëgjon populli, e kjo më intereson. Këtu te ne ka një hendek shumë të madh mes njerëzve që kanë miliona dhe njerëzve që janë në skamje. E nëse do ishte ndryshe, askush nuk do të ikte nga këtu…

…është situatë më delikate.

Unë jam me popullin, ça t’u bëhet atyre mirë. Në momentin e parë që dëgjoj dikë që thotë ‘ia del’, se më shumë thonë ‘nuk ia del".

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit