Transmetuar më 24-10-2026, 09:40

PARIS — Një valë e re demonstratash masive pritet të përfshijë sot Francën, ku sipas shërbimeve të inteligjencës territoriale, mes 400 mijë dhe 500 mijë persona parashikohet të marrin pjesë në tubimet në të gjithë vendin.

Autoritetet franceze kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie për të parandaluar incidente të reja, dhunë, shkatërrim të pronës publike dhe grabitje dyqanesh, pas trazirave të një jave më parë që lanë pas mbi 2,200 biznese të dëmtuara. Presidenti Emmanuel Macron njoftoi se do të lejohen vetëm protestat e organizuara nga sindikatat, ndërsa tubimet e tjera janë ndaluar në disa qytete kryesore.

Në Paris është lejuar vetëm itinerari mes Bastijës dhe "Place de la Nation", ndërsa në Marsejë prefektura ka ndaluar plotësisht demonstratat dhe ka vendosur shtetrrethim pas orës 23:00. Tensione të larta priten edhe në Orléans, ku zhvillohet kongresi i partisë së djathtë "Tubimi Kombëtar" (RN) dhe ku rreth 3 mijë efektivë policie janë angazhuar për të ruajtur rendin përballë me dhjetëra mijëra protestuesve anti-racizëm.

Ndërkohë, vendimi për kufizimin e protestave ka nxitur reagime të ashpra nga opozita politike dhe krerët e sindikatave, të cilët i kanë bërë thirrje qeverisë të uqësojë situatën dhe të mos cenojë të drejtën e tubimit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit