Transmetuar më 24-10-2026, 08:57

KORÇË — Një edukatore është arrestuar nga specialistët e Komisariatit të Policisë Korçë, pasi akuzohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar brenda ambienteve të kopshtit ku ai qëndronte.

Procedimi penal ndaj edukatores ka nisur pas denoncimit të bërë nga nëna e fëmijës, e cila i është drejtuar policisë pasi ka reaguar ndaj ndryshimit të gjendjes emocional-psikologjike të të birit gjatë ditëve të fundit. I mituri i ka rrëfyer prindit se ishte goditur nga edukatorja.

Pas marrjes së kallëzimit, uniformat blu kanë kryer veprimet procedurale, përfshirë sekuestrimin dhe këqyrjen e pamjeve nga kamerat e sigurisë të kopshtit, çka ka çuar në prangosjen e edukatores për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit