Transmetuar më 23-10-2026, 21:32

TIRANË, 23 Tetor 2026 — Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka bërë publike prapaskenat e ndërhyrjeve politike për emërime në postet drejtuese të administratës publike. I ftuar në një emision televiziv në Top News, Sula denoncoi rastin e një zyrtari të lartë të Partisë Socialiste, i cili i ka kërkuar emërimin e djalit të tij në pozicionin e drejtorit.

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, Sula nxori mesazhin audio që i kishte dërguar kryeministri Edi Rama, pasi kryeinspektori e kishte vënë personalisht në dijeni për presionin e ushtruar nga zyrtari i mazhorancës.

Në mesazhin e publikuar, kryeministri Rama dëgjohet t’i drejtohet Sulës: “Jo po djali i këtij, jo po djali i atij. Çfarë janë këto muhabete. Mos i dëgjo fare”.

Kryeinspektori Dashnor Sula nërvijoi se, sa i përket luftës kundër nepotizmit dhe ndërhyrjeve në rekrutimet e administratës, kryeministri ka mbajtur gjithmonë një qëndrim parimor dhe të prerë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit