

PRISHTINË, 23 Tetor 2026 — Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar publikisht synimin e tij për të kandiduar për drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke hapur garën brenda partisë dhe duke sfiduar lidershipin aktual.
I pyetur nga gazetarët mbi mundësinë e hyrjes në garë për kryetar të LDK-së, Rama konfirmoi këtë lëvizje politike, ndërsa u shpreh direkt lidhur me pozicionin e kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.
“Mendoj se do të kishte bërë mirë të jepte dorëheqje, ashtu duhet të bëjë”, deklaroi Rama para mediatve, duke kërkuar tërheqjen e Abdixhikut nga kreu i partisë.
Lumir Abdixhiku mori timonin e LDK-së në vitin 2021 dhe u rizgjodh në vitin 2023. Në janar të vitit 2026, pas ofrimit të dorëheqjes nga ana e tij, delegatët e Kuvendit të partisë votuan për qëndrimin e tij në detyrë. Nga ana tjetër, Përparim Rama vjen nga një seri fitoresh politike lokale, pasi ka fituar dy palë zgjedhje për drejtimin e kryeqytetit nën siglën e LDK-së, përkatësisht në vitet 2021 dhe 2025.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






