

Artistja Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik “Rinessance”, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare, pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.
Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur motra e saj, Drenisa, përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale, ku i ka kushtuar fjalë të ndjera motrës së saj.
“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirt i bardhë”, shkroi ajo.
Drenisa bëri gjithashtu të ditur se detajet për ceremoninë mortore do të njoftohen në një moment të mëvonshëm, për shkak se familjarët ndodhen larg.
Ndarja e parakohshme nga jeta e artistes ka lënë pas dhimbje te familjarët dhe të afërmit e saj.
Ngushëllime familjes Qeriqi dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën Rinesën. U prehtë në paqe!
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






