Transmetuar më 23-10-2026, 17:14

Policia e Tiranës ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale nga një familje, e cila pretendon se efektivët dhe një oficer i Policisë Gjyqësore kanë ndërhyrë gjatë natës në banesën e tyre.

Sipas njoftimit zyrtar, më 20 tetor 2026, një 17-vjeçar ka kallëzuar se ishte dhunuar dhe grabitur në rrugën “Hoxha Tasim”. I mituri ka deklaruar se një person i panjohur, nën kërcënimin e një thike, i kishte marrë portofolin dhe i kishte shkaktuar dëmtime trupore.

Pas veprimeve hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë identifikuar dhe ndaluar mbrëmjen e 22 tetorit një 25-vjeçar, me inicialet F. M., i dyshuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Në vijim të procedurave, policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij. Sipas autoriteteve, babai dhe motra e 25-vjeçarit kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë ndërhyrjes, me qëllim pengimin e kontrollit.

Për këtë ngjarje, shtetasit F. M. dhe M. M. janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Pengimi i zbulimit të së vërtetës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me pretendimet e familjes të publikuara në videon që qarkullon në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën pretendohet se shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë gjatë natës në banesën e një familjeje, sqarojmë se:

Më datë 20.10.2026, një shtetas i mitur, 17 vjeç, ka kallëzuar se, në rrugën “Hoxha Tasim”, një shtetas i panjohur, nën kërcënimin e një mjeti prerës(thikë), i kishte vjedhur me dhunë portofolin, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin, mbrëmjen e datës 22.10.2026, të shtetasit F. M., 25 vjeç, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë kryer kontrollin e banesës së këtij shtetasi.

Në kohën kur shërbimet e Policisë do të kryenin kontrollin e banesës, babai dhe motra e 25-vjeçarit kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, me qëllim pengimin e tyre në ushtrimin e kontrollit të banesës.

Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. M. dhe M. M., për veprat penale “Pengimi i zbulimit të së vërtetës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit