

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e trefishtë e ndodhur mesditën e sotme në Has, ku tre të mitur mbetën të plagosur pas një konflikti.
Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 13:35, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, jashtë ambienteve të një bilardoje.
Autori i dyshuar, 16-vjeçari me inicialet A. G., dyshohet se ka goditur me bixhak tre bashkëmoshatarët e tij, të cilët rezultojnë të jenë edhe shokë klase.
Të plagosurit u dërguan fillimisht në Spitalin Rajonal të Kukësit, ndërsa dy prej tyre u transportuan drejt Prizrenit për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar edhe një tjetër 16-vjeçar, i dyshuar si përkrahës i autorit të plagosjes.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar bixhaku i përdorur gjatë konfliktit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






