

Një shpërthim në një minierë pranë qytetit Kilimli, në provincën e Zonguldakut, në veri të Turqisë, ka shkaktuar dy viktima dhe pesë të plagosur.
Ngjarja është regjistruar mëngjesin e së premtes, përgjatë bregdetit të Detit të Zi. Sipas bilancit paraprak të konfirmuar nga guvernatori i Zonguldakut, Osman Hacibektasoglu, dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Njëri prej punëtorëve të plagosur rëndë po transportohet drejt Ankarasë për të marrë trajtim të specializuar mjekësor.
Pas shpërthimit, në vendngjarje janë angazhuar ekipe zjarrfikëse, ambulanca, specialistë të emergjencave dhe forca të kërkim-shpëtimit.
Operacionet vijojnë për gjetjen dhe nxjerrjen e një punëtori, i cili dyshohet se ka mbetur i bllokuar nën tokë.
Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta. Autoritetet pritet të nisin hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa bilanci i viktimave dhe i të plagosurve është paraprak.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






