Transmetuar më 23-10-2026, 14:50

Qeveria britanike u ka rekomanduar qytetarëve të mbajnë në shtëpi furnizime emergjente të mjaftueshme për të paktën 72 orë, në kuadër të masave për përballimin e krizave të mundshme.

Sipas njoftimit, qytetarët këshillohen të sigurojnë ujë të pijshëm, ushqime që ruhen për një kohë të gjatë dhe mjete të tjera të nevojshme për situata emergjente.

Nisma vjen në një kohë kur shqetësimet për sigurinë kibernetike, fenomenet ekstreme të motit dhe zjarret në pyje po shtojnë vëmendjen ndaj përgatitjes për situata të papritura.

Autoritetet britanike kanë theksuar rëndësinë e masave parandaluese dhe të rritjes së gatishmërisë së qytetarëve për të përballuar ndërprerje të mundshme të shërbimeve jetike.

Rekomandime të ngjashme janë bërë edhe në nivel të Bashkimit Evropian, ku qytetarëve u është sugjeruar të kenë një çantë emergjence për 72 orët e para të një krize, me ujë, ushqime, para të gatshme dhe bateri portative.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit