

TIRANË — Studentët protestues kanë hedhur poshtë për të disatën herë ftesën e kryeministrit Edi Rama për t’u ulur në bisedime, duke vijuar tubimin e tyre përpara godinës së Kryeministrisë me thirrjen qendrore për dorëheqjen e kreut të ekzekutivit.
Gjatë kësaj proteste, të rinjtë kanë shprehur simbolikisht refuzimin e tyre duke përmbysur blloqet e betonit të vendosura më parë përpara godinës qeveritare me mbishkrimin “dialog”, si dhe u kanë posë zjarrin shilteve të vendosura mbi to.
Pavarësisht insistimit të kryeministrit për të çuar palët drejt tryezës së diskutimeve, komuniteti studentor këmbëngul se nuk do të ketë negociata pa u plotësuar kërkesat e tyre administrative dhe politike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






