

PARIS — Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e së premtes periferinë e Parisit, ku të paktën një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, mes të cilëve edhe një fëmijë 12-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në dy zona të departamentit Yvelines, konkretisht në Trappes dhe La Verrière. Autori ka qëlluar me breshëri nga brenda një automjeti të tipit "Renault Clio" në drejtim të kalimtarëve në rrugë, duke shkaktuar panik të madh te banorët e zonës.
Sipas të dhënave paraprake, personi i armatosur ka përdorur një armë automatike të tipit STEN. Pas sulmit, forcat e policisë ndërmorën një operacion të shpejtë kërkimi, duke bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit në zonën e Coignières.
Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta. Në hetim është përfshirë edhe Prokuroria Kombëtare Antiterrorizëm, e cila po punon për të përcaktuar nëse ngjarja ka prapavijë terroriste apo motive të tjera kriminale.
‼️🇫🇷 𝗔𝗟𝗘𝗥𝗧𝗘 𝗜𝗡𝗙𝗢 — Au moins 4 VICTIMES après qu’un homme a OUVERT LE FEU avec une arme automatique sur des passants à Trappes et à La Verrière, dans les Yvelines.
L’individu a tiré à de multiples reprises, à différents endroits, avant d’être interpellé par la police.… pic.twitter.com/FAlRQQfcb5
— Bastion (@BastionMediaFR) October 23, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






