

Tiranë, 23 tetor 2026 – Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në një takim në rezidencën qeveritare, të njohur si Vila e Kuqe, në Tiranë.
Mbledhja ka nisur rreth orës 09:00, ndërsa në të marrin pjesë, përveç ministrave, edhe drejtues politikë të socialistëve.
Një nga çështjet që pritet të diskutohet lidhet me raportimin e ministrave për drejtuesit e agjencive në varësi të institucioneve që ata drejtojnë, të cilëve u është kërkuar dorëheqja.
Takimi zhvillohet në një moment kur vëmendja është përqendruar te vendimmarrja e qeverisë dhe ndryshimet e mundshme në drejtimin e institucioneve në varësi të ministrive.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi rendin e plotë të ditës apo vendimet që mund të dalin nga mbledhja.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






