Transmetuar më 23-10-2026, 09:00

Policia e Vlorës ka zbardhur djegien e një automjeti të ndodhur një muaj më parë në lagjen “1 Maji”, ngjarje që fillimisht ishte raportuar si aksidentale për shkak të një defekti teknik.

Pas hetimeve, Policia thotë se është zbuluar se automjeti ishte djegur qëllimisht.

Në kuadër të operacionit të koduar “Order” janë arrestuar Roland Kadriaj, 33 vjeç, dhe Taulant Kalaj, 36 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Sipas Policisë, 33-vjeçari dyshohet se ka porositur 36-vjeçarin për t’i vënë zjarrin automjetit në pronësi të një 50-vjeçareje me inicialet S. N.

Ngjarja kishte ndodhur më 22 shtator 2026, rreth orës 01:20, në lagjen “1 Maji” në Vlorë.

Fillimisht djegia e automjetit ishte konsideruar si pasojë e një defekti në motor, por veprimet e mëtejshme hetimore ngritën dyshimet se bëhej fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit