Transmetuar më 23-10-2026, 08:30

Lezhë – Akuzohet se plagosi me armë zjarri një 22-vjeçar 3 muaj më parë, në Sanxhak, dhe i vodhi automjetin, kapet në tentativë për të dalë jashtë shtetit, 47-vjeçari nga Lezha.

Policia lokale tha sot se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, u lidhën me shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas dhe kështu u ndalua në dalje të Republikës së Shqipërisë, shtetasi në kërkim, Klodjan Ndoj, 47 vjeç, banues në fshatin Sanxhak.

Në muajin gusht të këtij viti, Gjykata e Lezhës i ka caktuar 47-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Klodjan Ndoj akuzohet se në muajin korrik 2026 gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin Veron Pasha, 22 vjeç, të cilit edhe i ka vjedhur automjetin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Çfarl ndodhi më 25 korrik

Më 25 korrik  rreth orës 19:00, është dërguar në spital shtetasi Veron Pasha, 22 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, Kurbin, i plagosur në këmbë me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën.

Policia konstatoi se 47 vjeçari Klodjan Ndoj, i dyshuar si autori i ngjarjes, pas plagosjes u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë, nën kërcënimin e armës, edhe automjetin e 22-vjeçarit.

Pas hetimit të parë, u identifikua dhe shpall në kërkim Klodjan Ndoj, 47 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të shtetasit V. P., 22 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore rezultoi se autori, pas plagosjes, është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i marrë 22-vjeçarit, nën kërcënimin e armës, automjetin.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja.

Policia tha në korrik se po punohet intensivisht për kapjen e autorit dhe gjetjen e automjetit të 22-vjeçarit. Ndaj u ngarkuar me akuzat për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Vjedhja me armë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit