

INDONEZI, 22 Tetor 2026 — Mijëra studentë, mësues dhe banorë lokalë në Indonezi janë bërë bashkë në ceremoni masive fetare për t’u lutur për reshje shiu, ndërsa vendi po përballet me një nga thatësirat më të rënda dhe valët më shkatërruese të zjarreve pyjore në vitet e fundit.
Në provincën e Javas Lindore dhe në disa qytete kryesore, autoritetet shtetërore u kanë bërë apel qytetarëve që t’i bashkohen lutjeve kolektive, ndërsa ekipet e emergjencave civile po përballen me vështirësi ekstreme për vënien e flakëve nën kontrol. Disa zjarrfikës kanë humbur jetën gjatë operacioneve të shpëtimit.
Kriza mjedisore ka kapërcyer kufijtë kombëtarë, duke shkaktuar një ndotje masive të ajrit në të gjithë rajonin. Tymi toksik është përhapur me shpejtësi drejt shteteve ffqinje si Malajzia, Singapori dhe Timori Lindor, çka ka detyruar autoritetet arsimore në disa zona të mbyllin shkollat dhe të pezullojnë aktivitetet në ambientet e hapura.
د اندونیزیا په یو ښوونځي کې سلګونو زده کوونکو او ښوونکو د استسقا لمونځ وکړ. پدې هیواد کې د څو میاشتو راهیسې باران نه دی شوی او په ځنګلونو کې اورونه هم لګیدلي. د جاوا ولایت والي او د محمدیه په نامه یوې اسلامي ټولنې د باران لپاره له خلکو غوښتي چې د استسقا لمونځ وکړي. pic.twitter.com/5fdYumu7cd
— VOA Pashto (@VOAPashto) October 22, 2026
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






